Federico Valverde ka këmbëngulur se nuk pendohet që e goditi Alex Baenan pas humbjes së Real Madridit nga Villarreali gjatë javës së kaluar.
Valverde e goditi Baenën në fytyrë gjatë një sherri në parking në Bernabeu teksa mesfushori spanjoll po hipte në autobusin e ekipit, transmeton Klankosova.tv.
Baena që atëherë ka zgjedhur të ngreh akuzë pas incidentit dhe Villarreal konfirmoi në një deklaratë të dielën mbrëma se policia tani do të përfshihet.
Megjithatë, pavarësisht polemikave që pasuan, burimet i thanë The Athletic se Valverde nuk është penduar për veprimet e tij dhe është i vendosur të qëndrojë në pretendimin e tij se Baena kishte fyer më parë gruan e tij shtatzënë nëse çështja përfundon në gjykatë.
Ylli i Villareal e ka mohuar që ka bërë një gjë të tillë./kk
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër