Ernesto Valverde ka përfunduar i kënaqur me debutimin e mesfushori brazilian, Arthur Melo, për të cilin zgjodhi fjalë të mira pas ndeshjes ndaj Tottenhamit.
Barcelona ka fituar ndaj Tottenhamit në penallti në International Champions Cup, pasi koha e rregull përfundoi me barazim 2-2.
Njëri gol i Blaugranëve u shënuan nga transferimi i kësaj vere, Arthur, i cili në debutim shënoi një supergol nga distanca.
Goli dhe paraqitja e mirë e mesfushori brazilian nuk lanë pa u komentuar nga trajneri Valverde, i cili u nda i kënaqur me debutimin e Arthurit.

“Ai është një lojtar që mund të na japë shumë dhe ai ka treguar se e di se si të marrë topin dhe të na japë një rrugëdalje”, ka thënë fillimisht Valverde.
“Arthur gjithashtu ka treguar se di t’i afrohet zonave të goditjes për të shënuar golin që ai ka shënuar”.
“Ne jemi trajnuar së bashku për një kohë, ashtu si me ish-mbrojtësin e Sevillas, Clement Lenglet, me të cilin kemi më pak dyshime, sepse ai vjen nga LaLiga”.
“Në rastin e Arthur, ne punojmë që të përshtatet, por ai ka pasur një debutim të mirë, ishte shumë i motivuar”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/
https://twitter.com/GeraldoMachadoJ/status/1023434173816741890
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...