Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e pranon se paraqitjet e skuadrës së tij kanë qenë të dobët deri tani këtë sezon, por këmbëngul se ndeshje si ndaj Leganes është më rëndësi të fitohen, pavarësisht paraqitjes.
Barça e mundi 2:1 Leganes të shtunën në udhëtim, duke e ruajtur pozitën e parë në La Liga, por me pikë të barabarta me Real Madridin, transmeton Gazeta Express.
Gjiganti katalonas ia doli të largohej me tri pikë, por ndeshja që bëri la shumë për të dëshiruar dhe u kritika.
Pas ndeshjes, Valverde tha se është e rëndësishme të fitohet edhe kur s’luan mirë.
“Gjëja pozitive është se ne fituam edhe pse po humbnim. E pranoj se nuk kemi qenë të shkëlqyeshëm, por këto ndeshjen duhet të fitohen”, tha Valverde.
Ai pretendoi se moti në Butarque ia komplikoi skuadrës së tij gjërat. “Ishte e vështirë”.
“Është e vështirë të luash këtu sepse ata ta bëjnë të vështirë. Janë ekip kompakt dhe e vlerësojnë çdo pikë. Sot ishte një test i madh dhe në stadiume të tilla duhet të fitosh”, theksoi ai. /Gazeta Express/
Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut zhvillon aktivitet ...
Lladrovci në Xhaminë Al-Aksa: U luta për ata që i japin zor ...
Gjeneral Jashari vlerëson mbështetjen japoneze për FSK-në
Kosova s’përfiton nga 171 milionë eurot që BE-ja ndan për Ba...
Tri kombëtare evropiane po shqyrtojnë bojkotin e Kupës së Bo...
Publikohen shifrat, rriten shkëmbimet tregtare Shqipëri-Izra...