Kosova ka zhvilluar sonte stërvitjen e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri”, para ndeshjes me Maltën, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Të gjithë lojtarët ka qenë nën dispozicion të trajnerit Bernard Challandes, shkruan arbresh.info.
Rikthimi i mesfushorit, Valon Berisha, nga lëndimi ka gëzuar të gjithë në përfaqësuesën e Kosovës, pasi do të mundet të paraqitet pas një viti me fanellën e Kosovës.
Berisha sonte ka stërvitur për herë të parë nën urdhërat e Callandes dhe ka folur si ka shkuar stërvitja sonte dhe se çfarë pret nga ndeshja me Maltën.
“Po, stërvitja ka qenë sonte, ka qenë shumë mirë, atmosfera ka qenë shumë e mirë. Mas pari po gëzohna që jam kthy prej lëndimi, po gëzohna që po kthehna për Kosovës, gati një vit që nuk kam luajtur për Kosovën dhe është hera e parë me trajnerin e ri, po gëzohna me punu me të. Shpresoj për fitore, tash e kena një ndeshje në shtëpi, kundër Maltës ma merr mendja që jemi më të mirë me aftësitë tona, do të shkojmë për fitore”.
Po stërvitja e parë me Challandes, është shumë i qartë në idetë e tij, se çfarë dëshiron prej neve, dëshiron lojë ofanzive, po ashtu ka punuar shumë edhe në anën defanzive me pjesë tjetër të skuadrës”. /arbresh.info/
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën