Valon Berisha është njëri nga shënjestrat kryesore për transferim e Lazios kur të rihapet merkato gjatë verës.
Siç raporton ‘Calciomercato’, Lazio ka identifikuar mesfushorin kosovar të Red Bull Salzburgut si një nga shënjestrat kryesore për transferim gjatë merkatos verore, transmeton portali arbresh.info.
25-vjeçari ka qenë njëri nga lojtarët më të rëndësishëm këtë sezon për kampionin australian, veçanërisht gjatë ndeshjeve të tyre në UEFA Evropa Ligë ku paraqitjeve impresive i dha fund eliminimi me rezultat të përgjithshëm 3 me 2 nga Marseille.
Në fakt, reprezentuesi i Kosovës ka bërë hapa të mëtejshëm gjatë muajve të fundit nën udhëheqjen e Marco Rose dhe Rene Maric.
Drejtori sportiv i “Biancocelestit”, Igli Tare ishte i impresionuar kur dy skuadrat u takuan në fazën e çerekfinales së kompeticionit dytësor të Evropës./arbresh.info/
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij