Lazio ka konfirmuar se Valon Berisha dhe Luiz Felipe mungojnë në ndeshjen e madhe të së shtunës kundër Juventusit.
Shefi mjekësor i skuadrës, Fabio Rodiao ka zbuluar se mbrojtësi Luiz Felipe, i cili u detyrua të largohet në disfatën 2 me 1 ndaj Napolit, është diagnostikuar me shkallën e parë dhe të dytë të thyerjes së muskulit soleus në pulpë të këmbës së majtë, transmeton portali arbresh.info.
Berisha pësoi tërheqje muskulore të shkallës së parë dhe të dytë në stërvitjet para-sezonale dhe pas testeve mjekësore pritet të rikthehet javën e ardhshme.
Marusic shtrembi kyçin e këmbës gjatë ndeshjes kundër Napolit, por tashmë është rikuperuar dhe është i gatshëm për ndeshjen ndaj Juves.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet të shtunën duke filluar nga ora 18:00./arbresh.info/
KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kus...
U shpall i zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur 39-vjeç...
Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi...
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...