Mesfushori Kosovar, Valon Berisha, mund të transferohet në Serie A.
Valoni ka zhvilluar një nga sezonet më të mirë të karrierës së tij, dhe tashmë ofertat e kanë vërshuar klubin austriak, RB Salzburg, për shërbimet e tij.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka zgjuar interesim nga një klub i njohur nga Serie A.
Gianluca di Marzio nga “Sky Sport Italia” raporton se Sampdoria synon blerjen e Berishës, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Berisha ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Salzburg në edicionin e shkuar duke inspiruar ekipin deri në gjysmëfinalen e Europa League./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër