Ylli i Kosovës, Valon Berisha, ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Instagram se është kthyer në Kosovë, pas përfundimit të sezonit në Bundesligë, ndërsa shoku i tij dhe muzikanti DJ Dagz e priti me tallje dorëzat e veshura.
Pas përfundimit të sezonit – ku Valon Berisha dhe Fortuna Dusseldorfi pësuan rënie në ligën e nivelit të dytë për shkak të renditjes tabelare – kosovarit i përfundoi huazimi në Gjermani nga Lazio, transmeton Gazeta Express.
Ai tanimë është përshëndetur me tifozët e Fortuna Dusseldorfit, ndërsa këtë verë vendoset nëse ai do ta vazhdojë karrierën në Lazio apo do të gjejë ndonjë klub tjetër.
Megjithatë, para se të vendosë për të ardhmen e vet, Valon Berisha është kthyer në Prishtinë. Këtë e bëri të ditur përmes dy postimeve në llogarinë e tij në Instagram.
Pasi arriti në aeroport, Berisha u prit nga shoku dhe artisti Dj Dagz, i cili e talli për dorezat e veshura, si masë për koronavirus, duke i thënë: “Për hair që ia paske nisur edhe si portier”.
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj