Valon Berisha është deklaruar pas barazimit me Ishujt Faroe në Ligën e Kombeve.
Valon Berisha ka thënë se ata mund të bënin më shumë, mirëpo ka shtuar se Kosova është në vendin e parë.
“Kemi udhëtuar për fitore, por në fund ishte e rëndësishme që arritëm të marrim një pikë pasi edhe kundërshtarët tjerë barazuan. Jemi të parët në grup, vazhdojmë. Ishte e vështirë, ata u mbrojtën mirë dhe i përgëzoj për këtë”, ka thënë Berisha pas ndeshjes, raporton lajmi.net.
“Nuk duhet të harrojmë se jemi të parët në grup, ndeshjet si mysafir janë të vështira, por edhe fusha me bari artificial nuk ishte e mirë për ne”.
“Për mua ishte 90 minutëshi i parë pas katër muajve, por fizikisht ende nuk jam 100 për qind, por me punë do të përmirësohem”, ka shtuar më tej mesfushori kosovar.
Kujtojmë se Kosova është lidere e Grupit D, Liga 3 në Ligën e Kombeve me 8 pikë, e ndjekur nga pas prej Azerbajxhanit me gjashtë pikë
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...