Anësori i Përfaqësues së Kosovës, Valon Berisha ka shprehur zhgënjemin pas disfatës së pësuar ndaj Islandës.
“Dardanët” u mposhtën me rezultat 1 me 2 në “Loro Boriçi” të Shkodrës duke pësuar kështu disfatën e katërt radhazi në kuadër të ndeshjeve eliminatore në botërorin “Rusia 2018”, shkruan portali arbresh.info.
“Në pjesën e dytë kemi treguar zemrën. Morën edhe energji nga tifozët që na kanë mbështetur gjatë gjithë kohës”, tha fillimisht Berisha pas ndeshjes.
“Fati nuk ishte me ne. Boll inati po më vjen sepse e kam pasur një bindje se do ta mundim Islandën”
“Islanda e fitoi lojën për shkak të kundërsulmeve. Ishte një lojë e mirë nga ne, por ne nuk duhet të jemi të kënaqur me kaq”, përfundoi Berisha./arbresh.info
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë
Veteranët e UÇK-së protestojnë para Kuvendit ndaj ekspozitës...
Prokuroria nis hetimet për hembjen e dheut në rrugën ”...
Haxhiu për çështjen e presidentit: E rëndësishme që vendi mo...
Haxhiu: Vendimi për financimin e ekspozitës u mor në Kryesi,...