Planet e skuadrës së Zinedine Zidanes për të forcuar kreun duke krijuar diferencën me katër pikë më shumë se pozita e dytë në ligë janë shkatërruar nga Valencia në ndeshjen e mbetur pa zhvilluar që nga muaji dhjetor.
Valencia befasoi me dy gola të shpejtë Real Madridin në takimin e xhiros së 16 në La Liga, shkruan portali arbresh.info. Simeone Zaza shënoi fillimisht për 1 me 0 pas katër minutave lojë në stadiumin “Mestalla”, por epërsinë e dyfishoi Fabian Orellana(2:0) vetëm pesë minuta më vonë (9′).
Lexo më shumë: Realit nuk i ka ndodhur kjo që 14 vite
Rezultati u ngushtua në 2 me 1 nga superylli Cristiano Ronaldo një minutë pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë (44′). Sulmuesi portugez shënoi edhe në paraqitjen e 700-të për skuadrën spanjolle.
Pas kësaj ndeshje, Real Madridi vazhdon të qëndrojë në krye me një pikë më shumë se Barcelona në pozitën e dytë, ndërsa Valencia qëndron në pozitën e 14 me 26 pikë./arbresh.info
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...