Barcelona është kualifikuar në finale të Kupës së Mbretit.
Gjiganti katalunas ka vazhduar tutje në këtë kompeticion pas fitores ndaj Valencias mbrëmjen e sotme me rezultat 0 me 2 në takimin kthyes të zhvilluar në Mestalla, shkruan portali arbresh.info.
Luis Suarez, i cili asistoi në dy golat e shënuara nga “Blaugranët” sonte (e enjte), është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Sulmuesi uruguaian është vlerësuar me notën 8.3.

Pas golit të parë te Barcelona, Philippe Coutinho është vlerësuar me notën 7.3, ndërsa lojtarët e tjerë me notë të lartë për skuadrën e Ernesto Valverdes janë edhe Busquets (8.0), Lionel Messi (7.7) dhe Umtiti (7.7).
Lojtari me notën më të dobët është Vezo i Valencias (5.9)./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...