Futbollistët e Spanjës kanë marrë vaksinën kundër COVID-19.
Kjo ndodhi pikërisht në ditën kur do të nisë Euro 2020, sonte me sfidën Itali vs Turqi nga ora 21:00.
Sergio Busquets doli i pari pozitiv me COVID-19 ditë më parë te Spanja, që pasoi më pas me Diego Llorenten, por ky i fundit në tri testet e fundit ka rezultuar negativ dhe pritet edhe një rezultat.
Sido që të jetë, gjithçka që ndodhi para Kampionatit Evropian shtyri Spanjën që shpejt e shpejt të vendosë për vaksinimin e futbollistëve që tani do të jenë të fokusuar vetëm te Euro 2020.
Spanja e nis aventurën në Evropian me 14 qershor kundër Suedisë, derisa më pas do të ketë punë me Poloninë dhe në fund me Sllovakinë. /Gazeta Express/
Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhe...
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...