Myrto Uzuni është kthyer në çështje prej disa ditësh te klubi i Granadës. Në Spanjë kanë zbuluar çfarë ka ndodhur sot me sulmuesin shqiptar.
Uzuni vazhdon të mbajë qëndrimin e tij duke mos u stërvitur edhe pse sot ishte i pranishëm në ambientet e klubit, sërish nuk u vendos nën urdhërat e trajnerit.
Ishte ora 09:30, kur Myrto Uzuni u shfaq një orë para stërvitjes së programuar.
Ani pse ai nuk u stërvit, munguan deklaratat duke marrë parasysh praninë e mediave në stërvitje.
29-vjeçari nuk është bashkuar me ekipin që pas pushimit që të gjithë kishin nga festat. Rinovimi mungon, teksa kërkohet rritja e pagës.
Ndeshja e fundit me Burgos, që u mbyll 0-0, e pa atë në tribunë dhe mbështetja e tifozëve ishte në drejtim të tij.
Myrto Uzuni acaba de llegar a la Ciudad Deportiva del Granada acompañado por su representante, sin responder directamente si va a entrenar pero haciendo gestos positivos. pic.twitter.com/cv3AboESqD
— José Ignacio Cejudo (@JICejudo) January 13, 2025
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE