Oleksandr Usyk ka treguar edhe një herë cilësitë e tij në boks, duke e mundur me nokaut britanikun Daniel Dubois dhe duke u shpallur për herë të dytë kampion bote absolut në pesha të rënda.
Boksieri ukrainas ka qenë shumë më i shpejtë dhe teknik se kundërshtari i tij, duke e rrëzuar Dubois dy herë në raundin e pestë, para se gjyqtari ta ndalte duelin.
Ukrainasi e kishte mposhtur Dubois edhe në vitin 2023, por këtë herë Usyk ka qenë dominues që nga fillimi. Në raundin e katërt ai ka nisur ta marrë kontrollin e plotë, për ta përfunduar duelin në raundin e pestë.
Me këtë fitore, Usyk e çon rekordin e tij të pamposhtur në 24-0, duke mposhtur dy herë Anthony Joshua, dy herë Tyson Fury dhe tashmë dy herë Daniel Dubois.
“Tani nuk e di çfarë vjen më pas. Dua të pushoj. Dua të jem në shtëpi me familjen, me gruan, me fëmijët. Tani dua vetëm pushim. Ndoshta dy-tre muaj, thjesht pushim”, ka thënë ai pas fitores.
Nga ana tjetër, Dubois ka thënë se gjërat kanë shkuar në drejtimin që kanë shkuar po ai do të kthehet. “Ka disa gjëra që mund t’i kisha përmirësuar, por do të rikthehem. Ishte një betejë, po e merrja raund pas raundi, por ndodhi ajo që ndodhi. Do të kthehem”, është shprehur ai.
Kurti në tre fshatra të Malishevës, i jep përkrahje Gani Kra...
SHBA/ Kush dhe çfarë fshihet në dosjet Epstein?
Kryeministri Rama ndan pamjet: Videokartolina e darkës së fu...
Digjet trafostacioni pranë fushës së futbollit në Klinë, rap...
2025-ta vit i njohjeve: Katër shtete njohën shtetësinë e Kos...
Kurti nga Vushtrria: Investimet dhe mirëqenia e qytetarëve p...