Manchester United ka bërë mbrojtësin anglez, Harry Maguire, njërin nga prioritetet kryesore për afatin kalimtar veror dhe po përgatit një ofertë të lartë për të.
Djajtë e Kuq kanë dështuar në sezonin e fundit në të gjitha garat dhe synojnë përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.
Trajneri Jose Mourinho dhe drejtuesit e klubit anglez duan të përforcojnë repartin e mbrojtjes pasi në sezonin e fundit çaloi shumë.
Sipas tabloidit Daily Mail, Unitedi po përgatit një ofertë të madhe për mbrojtësin e Leicester Cityt, Maguire.
25-vjeçari luajti për Anglinë në Kupën e Botës, duke treguar super paraqitje dhe duke rritur çmimin pas një sezoni të parë yjor me Dhelprat.
Unitedi do të duhet të paguajë më shumë se 50 milionë funte apo 56 milionë euro për të bindur Leicesterin të largojë nga duart pasurinë e tyre të çmuar.
Përveç Maguires, Djajtë e Kuq kanë etiketuar edhe kapitenin e Milanit, Leonardo Bonucci si njërin nga objektivat.
Edhe Toby Alderwiereld i Tottenham Hotspur dhe Jerome Boateng janë në radarin e klubit të madh anglez. /Telegrafi/
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...