E ardhmja e Jao Felix mbetet në dyshim.
Në Atletico Madrid duke se nuk ka vend në skuadër, derisa te Chelsea nuk bindi.
Manchester United thuhet se po e sheh mundësin për të rrëmbyer shërbimet e sulmuesit portugez, i cili po kërkon një rikthim në Premier League.
Sipas ABC, sulmuesi 23-vjeçar është shfaqur si objektiv i United, Newcastle United dhe Aston Villas.
Felix është i interesuar të vazhdojë karrierën e tij në ligën më të mirë të Anglisë pasi kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2022-23 në formë huazimi te Chelsea.
United tashmë ka kontaktuar skuadrën spanjolle, por asnjë ofertë zyrtare nuk i është paraqitur ende Atletico Madridit.
Sipas raportimeve, atij i është kërkuar të stërvitet me lojtarët e akademisë nga shefi i Atletico-s, Diego Simeone dhe tashmë i është hequr fanela nr.7./Arbresh.info/
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...