Manchester United po tenton që ta transferojë në këtë afat kalimtar yllin e Ajaxit, David Neres.
Sipas asaj që raporton Yahoo Esportes, Djajtë e kuq i kanë ofruar skuadrës holandeze 50 milionë euro për shërbimet e anësorit brazilian.
Kampioni i Eredivisie thuhet se është në bisedimet me 22-vjeçarin për kontratën e re, pasi nuk dëshiron të lejojë largimin e lojtarëve të tjerë.
Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt u largua në këtë afat kalimtar, ndërsa shumë afër është të largohet edhe Donny van de Beek, që po kërkohet nga Real Madridi.
Neres në sezonin e kaluar shënoi 12 gola dhe bëri 15 asistime në të gjitha garat, ndërsa Unitedi e do me gulm transferimin e tij.
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo