Manchester United ka hyrë në garë për transferimin e mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz.
Spanjolli ka impresionuar të gjithë që nga transferimi në Seria A te “Napolitanët” nga Real Betis në verë të vitit 2018, transmeton portali arbresh.info.
Forma e mirë ka bërë që të këtë vëmendjen e dy gjigantëve spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid, gjithashtu të kampionit të Anglisë, Manchester City.
Ndërsa vlera e tij në sezonin e kaluar ishte 150 milionë euro, mirëpo kjo vlerë ka rënë pasi lojtari dëshiron largimin nga klubi italian.

Sipas Calcionapoli24, Ruiz do të largohet këtë verë nga “San Paolo”, më dëshirën për të luajtur te tjetër gjigant evropian.
Nga ana tjetër, “Djajtë e Kuq” e shohin spanjollin si zëvendësimi adekuat i mesfushorit Paul Pogba, ky i fundit pritet të transferohet në Real Madrid./arbresh.info.
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...