Manchester United mund t’i shesë pesë lojtarët e skuadrës gjatë verës së ardhshme.
Sipas Mirror, “Djajtë e Kuq” duhet të shesin disa nga yjet e skuadrës në mënyrë që të kthejnë bilancin në financa dhe të kenë të drejtën për të bërë transferime të tjera, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se David de Gea, Jesse Lingard, Paul Pogba, Alexis Sanchez dhe Marcos Rojo janë lojtarët që sezonin e ardhshëm mund të luajnë në fanellën e ndonjë skuadër tjetër.

Me shitjen e tyre, United synon të transferojë Jack Grealish nga Aston Villa, Jadon Sancho nga Borussia Dortmund dhe Denis Zakaria nga Borussia Monchengladbach.
Nga pesë lojtarët klubi anglez do të fitojë rreth 240 milionë euro, para të cilat janë të mjaftueshme për të transferuar këta tre lojtarë./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...