Manchester United është i gatshëm të shpenzojë 181 milionë euro për të transferuar dy lojtarë në afatin dimëror.
Sipas disa raportimeve “Djajtë e Kuq” janë në bisedime me yllin e Bayer Leverkusen, Kai Haverzt, vlera e të cilit është 111 milionë euro.
Të interesuar për gjermanin janë edhe gjigantët e tjerë anglez, Liverpool, Manchester City dhe Chelsea, transmeton portali arbresh.info.
Gjithashtu ka spekulime që United po provon të transferojë sulmuesin e Crystal Palace, Wilfried Zaha për 70 milionë euro.

Trajneri i Crystal Palace, Roy Hodgson dje ka thënë se nuk dëshirojnë ta shesin sulmuesin me prejardhje nga Bregu i Fildishtë, por nëse paguhet ndonjë vlerë e madhe nuk do të jetë e lehtë ta mbajnë në klub.
“Asnjëherë nuk duam ta humbasim. Kur një lojtar bën punë të shkëlqyeshme dhe fiton vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, të cilët janë të përgatitur të paguajnë shumë, nuk është gjithmonë lehtë ta mbash në klub”, deklaroi ai.
Zaha vazhdon të jetë i kërkuar nga Arsenal./arbresh.info/
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit...
Detaje nga operacioni që vrau El Menchon – ai u ekzeku...
Shënoi gol të rëndësishëm ndaj Juvnetusit por nuk festoi – O...
10 vjet më parë Hashim Thaçi ishte zgjedhur president i Koso...
Zbulohen detaje rreth policit që u kap me 1 milion euro në M...
MKRS dhe UNDP thellojnë partneritetin për projekte afatgjata...