Manchester United e ka tërhequr nga shitja, duke mos e lejuar huazimin e Alexis Sanchez te Interi, pasi Anthony Martial ka një dëmtim dhe mund të jetë serioz.
Martial u detyrua të largohet nga ndeshja gjatë humbjes 2-1 të United ndaj Crystal Palace, dhe ka frikë se sulmuesi francez mund të ketë problem në kofshë.
Ole Gunnar Solskjaer ishte i bindur se 24-vjeçari gjatë javës do të kthehet, The Guardian paralajmëron se kiliani Sanchez, mund të përfundojë nga kjo duke qëndruar në Old Trafford për të zëvendësuar shokun e tij të dëmtuar.
Anthony Martial . (Photo by Christian Kaspar-Bartke/Getty Images)
Tani mbetet të shihet nëse është arritur përparim në negociatat midis dy klubeve, Interit dhe Manchester Unitedit.
Nëse Interi ka marrëveshje, atëhere ai do të udhëtojë për në Itali.

Ndërkohë, sulmuesi u stërvit të hënën me shokët e tij. /Telegrafi/
Kurti kujton Adem Demaçin dhe Astrit Deharin në përvjetorin ...
Begaj nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Myftiu Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj populli...
PSD ironizon, i dërgon “kartelën” e Vetëvendosjes Hamzës dhe...
Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin, nuk mund të hy...
Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...