Manchester United do të provojë të transferojë yllin e Leicesterit, James Maddison për 80 milionë euro në fund të sezonit.
Maddison është afër për të nënshkruar kontratë të re me “Dhelprat”, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Starsport ka raportuar se “Djajtë e Kuq” nuk do lejojnë të ndodh kjo gjë pasi dëshirojnë që anglezi në sezonin e ardhshëm të luajë në “Old Trafford”.
Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer është fans i madh i Maddison, për të cilin beson se është lojtari i duhur që mund të rregullojë mesfushën.

Disa raportime thonë që gjiganti anglez shpreson të transferojë Maddison njësoi siç transferuan qendërmbrojtësin Harry Maguire, gjatë afatit veror duke e bërë mbrojtësin me të shtrenjtë në botë.
Nga ana tjetër 23-vjeçari është në formë shumë të mirë gjatë këtij sezoni gjë që ka bërë të hyjë në skuadrën e Anglisë./arbresh.info.
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...