United Basketball ka fituar Kupën e Ligës së Parë në konkurrencën e femrave, duke mundur Peja 03 me rezultat 54:51.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, por më pas gjilanaset ishin më të mira, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 19:11. Periudha e dytë ishte më e barabartë, edhe pse vashat gjilanase menaxhuan epërsinë, madje edhe e shtuan duke shkuar në pushim me shifrat 32:20.
Basketbollistet e United Basketball e shtuan epërsinë edhe më shumë në periodën e tretë, ku më e larta ishte 37:23, megjithatë, vashat pejane nuk u dorëzuan, duke afruar shifrat në 38:34, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 49:39. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua një përballje interesante dhe dramatike, ku skuadra pejane ngushton shifrat në 52:51, por pa arritur të bëjë më shumë dhe United Basketball fitoi me rezultat 54:51.
Medaljet e arta dhe të argjendta i ndan Nënkryetarja e FBK-së, Linda Shala dhe Vlora Braha, Person për Integritet në FBK.
Çmimi MVP shkoi për Melita Lucin, të cilin e ndau Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku. Ndërkohë, kupën skuadrës fituese ia dorëzoi Nënkryetarja e FBK-së, Linda Shala./Arbresh.info



Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...