Unai Emery ka mohuar se ishte i përfshirë në një përplasje me Mesut Ozilin para fitores të së shtunës ndaj West Hamit.
29-vjeçari thuhet se mungoi në ndeshje për shkak se ishte i sëmurë dhe nuk mori pjesë as në stërvitjen e së premtes, transmeton portali arbresh.info.
Por, raportet e fundit sugjerojnë që Ozil ka pasur një argument me trajneri e ri gjatë stërvitje, megjithëse spanjolli i ka hedhur poshtë këto në konferencën për shtyp pas fitores së derbit londinez.
“Nuk janë të vërteta këto informata”, ka thënë Emery.
“Nuk e di se kush e nisi këtë. Nëse më pyesni mua, doktorin apo klubin. Ai ishte i sëmurë”
“Ai u largua nga stërvitja sepse po shkonte në shtëpi. Ai ishte i sëmurë. Sot, ai ishte këtu. Unë i thash të vinte nëse ndihej më mirë dhe ai erdhi”
“Para ndeshjes ai ishte me mua dhe skuadrën. Nuk kam asnjë problem me lojtarin. Pyesni doktorin, ai mund të shpjegoj më mirë”
Ozil ishte kritikuar ashpër për paraqitjet e tij në dy disfatat e para këtë sezon të “Topçinjve”./arbresh.info/
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...
Starmer bisedon me Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell