Arsenali ka regjistruar tri pikët e para këtë edicion nën udhëheqjen e Unai Emery.
Pas dy disfata radhazi, “Topçinjtë” më në fund siguruan fitore nën udhëheqjen e trajnerit të ri spanjoll duke mposhtur në derbin londinez West Ham United në Emirates me rezultat 3 me 1, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e Manuel Pellegri kaloi në epërsi në minutën e 25′ pas golit nga reprezentuesi austriak Marko Arnautovic. Mirëpo, Nacho Monreal barazoi shifrat për 1 me 1 pas vetëm pesë minuta.
Gjiganti anglez përmbysi rezultatin në pjesën e dytë me një autogol nga Issa Diop në minutën e 70′ të ndeshjes, por shpresave për ndonjë barazim nga West Hami i dha fund Danny Welbeck me golin e realizuar në minutën e tretë të kohës shtesë për 3 me 1.
Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi ishin në fushë për 90 minuta dhe shfaqën paraqitje mjaftë solide.
Rivali i ardhshëm i Arsenalit është Cardiff City, ndërsa West Hami do të përballet me Wimbledonin./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot