Trajneri i Arsenalit, Unai Emery e ka pranuar se pret të bëhen përforcime në janar.
Në konferencën e djeshme për shtyp para ndeshjes në udhëtim kundër Southamptonit, Unai Emery është pyetur në rast se pret përforcime muajin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
“Grupi është duke punuar rreth mundësive”, është përgjigjur spanjolli.
Sa i përket ndeshjes që zhvilluar pasditen e së dielës, Emery vazhdoi:
“Mendoj se është një ndeshje shumë e madhe si çdo ndeshje në Premierë Ligë. Southamptoni ka disa lojtarë shumë të mirë dhe një trajner të ri që ka një eksperiencë të mirë dhe performancë të mirë në Gjermani. Të dielën, unë mendoj se ata do na shkaktojnë shumë presion”
“Ne duhet të përgatitemi shumë mirë për ndeshjen me një personalitet të madh sepse ne dëshirojmë të jemi konsistent. Çdo sfidë është për të vazhduar që ta bëjmë këtë dhe të dielën është një sfidë e madhe dhe një ndeshje e madhe”
Ndeshja në kuadër të xhiros së 17-të në Premierë Ligë mes tyre fillon në ora 14:30./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...