Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ishte i kënaqur me fitoren e tyre 5 me 1 kundër Bournemouthit.
Mesut Ozil shënoi një gol të bukur gjatë mbrëmjes së sotme (e mërkurë) si dhe krijoi një asistim gjatë kësaj fitore të thellë, transmeton portali arbresh.info.
“Ne punuam ashtu siç kemi bërë në ndeshjet e fundit me intensitet. Pas rezultat 2 me 0, goli i tyre na krijoi një problem por ne mendojmë se kemi shfaqur pjekuri në këtë moment duke vazhduar me presion. Sot me tifozët tanë këtu, ne kishim një atmosferë të mirë”, ka thënë Emery.
“Janë të rëndësishme këto tri ndeshje që ne luajmë. Për një kohë të shkurt, ne vazhdojmë të mbajmë performancën me lojtarë të ndryshëm. Ne luajtëm me intensitet. Është mirë për skuadrën. Disa lojtarë sot kanë pushuar para derbit të së shtunës”
Sa i përket Ozilit, Emery shtoi: “Mendoj se ai është i lumtur me ne. Unë jam tani shumë krenar me lojtarët tanë. Ai na ndihmoi me kualitetin e tij”./arbresh.info/
Lëndimi i Gonzales ‘goditje’ e madhe për Atletic...
Kurti në Podujevë premton zhvillim ekonomik e mirëqenie për ...
U tranfserua në verë tek Milani, por Rosonerët e vendosin në...
Molotov drejt Kryeministrisë në Tiranë, lëndohen dy policë
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Shemit: Kujtimi dhe ...
Muçi vazhdon formën e shkëlqyer, por skuadra e tij mposhtet