Trajneri i Arsenalit, Unai Emery e festoi si një i çmendur golin nga Mustafi me kokë për 2 me 0 kundër BATE Borisovit në Emirates këtë mbrëmje (e enjte).
Kjo do të thotë se “Topçinjtë” janë në avantazh për 2 me 1 me rezultat të përgjithshëm pas disfatës tronditëse të pësuar me rezultat 1 me 0 në Bjellorusi javën e kaluar, shkruan portali arbresh.info.
Evropa Liga mund të jetë një kompeticion shumë i rëndësishëm për Arsenalin këtë sezon sepse ata janë duke luftuar për të depërtuar në top katërshe, prandaj ata synojnë edhe të fitojnë këtë trofe në formë për të siguruar kualifikimin në Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm në rast se dështojnë me anë të Premierë Ligë.
Goli me kokë nga Mustafi padyshim se ka qetësuar pak nervat te Arsenali që tani synon të mos lejojë të ndodhë ndonjë befasi gjatë pjesës së dytë.
Ylli tjetër shqiptar, Granit Xhaka ishte asistues i këtij goli./arbresh.info/
Shikoni më poshtë (ose duke klikuar këtu) golin e Mustafit dhe reagimin e trajnerit:
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit