Trajneri i Arsenalit, Unai Emery thotë se “çelësi është në dorën e Mesut Ozilit” derisa mesfushori është duke u përpjekur për të rifituar pozitën në skuadrën e parë.
30-vjeçari është lojtari më i paguar te “Topçinjtë” pasi ka nënshkruar një kontratë të re në vitin 2018 që i siguron atij 350 mijë funta në javë, por Ozili ka startuar në vetëm 13 ndeshje nga 26 këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
“Ai duhet të jetë konsekuent në stërvitje dhe për ndeshjet, pa lëndime ose pa qenë i sëmurë”, ka thënë Emery.
“Pa këto, ne mund të shohim Mesutin më të mirë për ne”
Ozil ka bërë 216 paraqitje te Arsenali qysh pas transferimit nga Real Madridi për një tarifë prej 42 milionë funta në vitin 2016./arbresh.info/
27 komuna përmbyllin numërimin e votave, më 1 janar vazhdon ...
Presidentja Osmani viziton FSK-në për fundvit
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...