Më 9 tetor do të zhvillohet edhe meçi i tretë mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilder.
Meçi i fundit i takoi Furyt, i cili fitoi me nokaut teknik në raundin e shtatë, duke u treguar shumë më i mirë se Wilder.
Edhe pse Fury po konsiderohet favorit, kampioni i botës në boks që mposhti një javë më parë Joshuan, Oleksandr Usyk thotë se nuk duhet anashkaluar Wilder.
“Do të jetë një meç i mirë. Mos e anashkaloni Wilderin, pasi ai ka goditjen e nokautit. Do ta shoh patjetër dhe jam kurioz se kush do të fitojë”, u shpreh Usyk.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Boksieri ukrainas mposhti Anthony Joshuan duke fituar kështu tre titujt e botës.
Usyk fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, duke qenë më i mirë se Joshua pothuajse në të gjithë raundet.
Mes tyre pritet që të zhvillohet edhe meçi i revanshit.

Juventusi i bindur se do të arrijë marrëveshje me yllin e Ma...
Karantinë për 42 ditë, pacienti francez pozitiv me hantaviru...
Agim Veliu përfshihet në listën e deputetëve të LDK-së
Ardian Gjini bartës i listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qer...
Mësimdhënësja në Ferizaj gjen portofolin me mbi 2 mijë euro ...
Ramiz Lladrovci kritikon vendimin e PDK-së për Fatmir Limaj:...