Kapiteni, Samir Ujkani thotë se nuk duhet të respektohet kundërshtari, por të fitojnë.
Këtë deklaratë e bëri ai në konferencën që po mban Përfaqësuesja e Kosovës para ndeshjes me Maltën, raporton arbresh.info.

“Është një ndeshje kruciale, Malta vjen këtu për të fituar. Duhet pasur shumë kujdes ndaj Maltës, kemi pasur tri ditë kohë për t’u përgatitur, luajmë ndaj një ekipi me eksperiencë, mosha e tyre është naltë, nuk ka respekt për skuadrën e tyre”, tha ai.
Ndërkohë për shitjen e biletave, që bëri bujë në media, radhët e gjata, Ujkani tha se nuk është i mirë një organizim i tillë.
“Organizimi i shitjes së biletave nuk është e mire, nuk e meriton këtë populli ynë, po e shohim në rrjete sociale që po shiten në treg të zi, 30 apo 40 euro, ndërsa bileta kushton 2 euro nuk e meriton këtë populli”, shtoi më tej kapiteni./arbresh.info/
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...