Presidenti i vendit, Bajram Begaj, vizitoi këtë të mërkurë Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ismail Kadare në Tiranë në përkujtim të tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes.
Begaj vlerësoi veprën e Kadaresë dhe kontributin e tij përmes letërsisë në njohjen ndërkombëtare të identitetit dhe historisë sonë. Kreu i Shtetit theksoi edhe rëndësinë e përcjelljes së kësaj vepre te gjeneratat e ardhshme.
“Muza e Kadaresë ishte Shqipëria.
Por ai pati fuqinë e magjisë që me penën e tij të nxjerrë nga thellësitë e historisë mitet, kujtesën dhe dinjitetin e kombit tonë e t’i shndërronte në letërsi të papërsëritshme botërore.
Sot, në 90-vjetorin e datëlindjes, vizitova muzeun e tij në Tiranë, shtëpinë ku ai shkroi pjesën më të madhe të veprave.
Besoj se ne duhet të edukojmë fëmijët e të rinjtë që të vijojnë letërsinë e mrekullueshme të tij”, ka shkruar ai.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...