Klubi anglez i futbollit, Chelsea u ka kërkuar tifozëve të tyre që udhëtuan për në Napoli për ndeshjen e sotme (e mërkurë) në Ligën e Kampionëve të marrin masa paraprake shtesë pasi dy prej tifozëve të tyre përfunduan në spital.
Në prag të kësaj ndeshje, Chelsea i ftoi tifozët e saj të shmangnin shëtitjet nëpër Napoli me emblemat e Bluve dhe të mblidheshin në vendet e paracaktuara nga të cilat do të transportoheshin në stadium me autobusë të posaçëm nën shoqërimin e policisë.
“Klubi është në dijeni të incidentit që ndodhi të martën në mbrëmje në Napoli. Dy tifozë u trajtuan në spital pasi pësuan lëndime jo kërcënuese për jetën. Ne i nxisim të gjithë tifozët të tregojnë kujdes ndërsa janë në Napoli dhe t’i përmbahen këshillave të lëshuara më parë nga klubi”, thuhet në komunikatë.
Aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar se si u lënduan dy tifozët e Chelseat.
Nga rruga, rreth 2,500 tifozë të Chelseat kanë bileta për ndeshjen kundër Napolit, e cila do të luhet sonte në orën 21:00 në stadiumin Diego Armando Maradona.
Kujtojmë se, para xhiros së fundit të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, Napoli është në vendin e 25-të dhe i duhet një fitore për t’u kualifikuar në fazën play-off, ndërsa Chelsea, e vendit të tetë, ka një shans për të fituar një vend direkt në raundin e 1/8-tës.
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria