UEFA do të vendosë deri të mërkurën më së largu për zhvendosjen e finales së Ligës së Kampionëve në Wembley nga Stambolli, për shkak të kufizimeve të udhëtimit si pasojë e koronavirusit.
Shtëpia e futbollit evropian do të takohet sot me zyrtarët e qeverisë britanike dhe Federatës së Futbollit të Anglisë për të biseduar rreth mundësive për zhvendosjen e finales në Londër.
Në finalen e Ligës së Kampionëve përballen dy klube angleze, Chelsea kundër Manchester City, më 29 maj.
Por tifozëve u është bërë me dije se nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt Stambollit, sepse Turqia është në listën e kuqe të udhëtimit të Anglisë.
Qytetarëve britanikë që kthehen nga vendet në listën e kuqe iu kërkohet të futen në karantinë në hotele të aprovuara nga qeveria britanike për 10 ditë.
Një karantinë e tillë do të kishte ndikim në lojtarët e përfshirë në Euro 2020, që fillon më 11 qershor.
Pas diskutimeve të sotme me zyrtarët britanikë, UEFA do të vendosë deri të mërkurën nëse do ta lejojë zhvillimin e finales në stadiumin e Wembley në Londër./Gazeta Express/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...