Faqja zyrtare e UEFA-s ka prezantuar një udhëzues se si duhet të shqiptohen emrat e të gjithë futbollistëve që marrin pjesë në Europianin 2016.
Në mesin e 24 kombëtareve, uefa.com i ka kushtuar një hapësirë edhe kombëtares shqiptare.
“Duke ditur se për folësit e gjuhës angleze kjo është e vështirë, duhet marrë disa shënime të dobishme: ‘xh’ nuk është ndryshe prej ‘dg’. Shkronja ‘j’ shqiptohet si në anglisht ‘y’. Një ‘ë’ është e ngjashme me ‘u’ në anglisht. Një ‘ç’ është si ‘ch’”, ky është shpjegimi që UEFA është munduar t’ia japë anglishtfolësve në shqiptimin e emrave të futbollistëve shqiptarë.
Uefa.com po ashtu ka thënë se kjo nuk është 100 për qind e saktë dhe kjo edhe vërehet lehtë në listën e mëposhtme:
Lorik Cana – Lo-reek Tsa-na
Alban Hoxha – Hodge-ah
Orges Shehi – Shay-hee
Arlind Ajeti – A-yeti
Naser Aliji – Ali-yi
Elseid Hysaj – Hoo-sigh
Mërgim Mavraj – Mur-gim Mav-rai
Migjen Basha – Midgen
Lorik Cana – Lo-reek Tsa-na
Ergys Kaçe – Erg-oos Kat-che
Burim Kukeli – Boo-rim Ku-ke-lih
Ermir Lenjani – Ermir Len-ya-nih
Ledjan Memushaj – Led-yan Me-moo-shay
Odise Roshi – Odi-seh Ro-shee
Taulant Xhaka – Taoo-lant Dza-ka
Bekim Balaj – Ba-lay
Sokol Çikalleshi – Sokol Chi-ka-lesh-ee
Shkëlzen Gashi – Shkul-zen
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...