UEFA thotë se është “thellë e tronditur” nga “sulmi i vrazhdë” që la një tifoz të Liverpoolit në gjendje kritike para gjysmëfinales të së martës në Ligë të Kampionëve ndaj Romas.
Dy tifozë të Romas ishin arrestuar si të dyshuar për tentim vrasje ndaj një 53-vjeçari pas incidentit që ndodhi vetëm pak minuta para fillimit të ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.
“UEFA është thellë e tronditur nga sulmi i vrazhdë që ndodhi para ndeshjes Liverpool v AS Roma dhe mendimet e tona janë me viktimën dhe familjen e tij”, shkruan UEFA në një deklaratë.

“Autorët e këtij sulmi të neveritshëm nuk kanë vend brenda dhe rreth futbollit dhe ne besojmë se ata do të përballen me ashpërsinë më të madhe nga autoritetet”
“UEFA është duke pritur pranimin e raportit të plotë para se të vendos rreth akuzave të mundshme disiplinore”
Liverpooli fitoi me rezultat 5 me 2 në Anfield kundër AS Romas./arbresh.info/
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...