Faqja zyrtare e UEFA-s i kushton Shqipërisë një shkrim të detajuar, të bazuar në dy ndeshjet miqësore të kuqezinjve kundër Austrisë dhe Luksemburgut.
Në fillim të shkrimit, UEFA i kushton një hapësirë të madhe ndeshjes me Austrinë në “Ernst Happel Stadium” dhe më pas përqendrohet te ndeshja me Luksemburgun ku Shqipëria triumfoi 2:0.
UEFA veçon faktin që stadiumi “Josy Barthel” u pushtua nga rreth 3 mijë tifozë kuqezi, të cilët mbështetën Shqipërinë gjatë gjithë 90 minutëshit.
Në vijim, analiza përqendrohet te fakti që në të dyja miqësoret, Shqipëria u zhbllokua në pjesën e tretë të dy ndeshjeve, ndërsa shton se formacioni që De Biasi ka në kokë për Evropianin nuk është ende i qartë. Sipas UEFA-s, përveç Etrit Berishës që e ka vendin të sigurt në katërkëndësh, pjesa tjetër janë në pikëpyetje dhe këtë e treguan 2 miqësoret ku trajneri italian zgjodhi dy formacione të ndryshme duke mos dhënë pika referimi.
“Në të dyja takimet Shqipëria e përmirësoi lojën në pjesën e dytë me 3 gola të shënuar në total”. Një nga pikëpyetjet më të mëdha që UEFA ngre është edhe ajo që lidhet me Milot Rashicën. “Pas debutimit që playmeakeri i Vitesses bëri të Martën, a do të jetë ai një emër i së ardhmes rreth të cilit do të ndërtohet ekipi? Nëse një gjë e tillë nuk ndodh gjatë kësaj vere, është e sigurt se do të ndodhë në të ardhmen”, nënvizon UEFA që shton se në repartin e avancuar, Cikalleshi duket se është preferenca kryesore pas 90 minutave të luajtura në Luksemburg.
Një pyetje UEFA e ngre edhe për repartin e mbrojtjes, duke u bazuar në dy golat e pësuar në Austri. “Shqipëria duket e brishtë kur skuadra kundërshtare e vendos nën presion. Kontrolli i topit është një problem për këtë skuadër që mesatarisht gjatë eliminatoreve e ka pasur kontrollin e lojës në masën 45 %. Pasimet në total janë 1886, më pak se çdo finalist, por kjo edhe për faktin se Shqipëria bënte pjesë në një grup me 5 skuadra”, vë në dukje UEFA.
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...
Rinumërohen 62% e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, proc...
Malisheva sot përballet me Dynamo Kyiv në miqësore në Turqi
Mbingarkohet emergjenca në Prishtinë