Kosova ka arritur të shënoj fitore ndaj Izraelit të dielën mbrëma, me rezultat 1-0, me golin e Milot Rashicës.
Kjo ishte ndeshja e parë për Izraelin që nga konflikti Izrael-Palestinë, shkruan Arbersh.info.
Gjatë himnit kombëtar të Izraelit para ndeshjes, disa tifozë të pranishëm në Kosovë u shfaqën duke bërtitur dhe fishkëllyer, sipas videove që qarkulluan në rrjetet sociale.
UEFA, organi qeverisës i futbollit evropian, i tha CNN në një deklaratë se “janë hapur procedurat për trazira gjatë himneve kombëtare”.
“Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të merret me këtë rast në kohën e duhur”, thuhet në deklaratë.
Izraeli ndeshjen e radhës e luan kundër Zvicrës të mërkurën në Hungari. /Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...