Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka thënë se klubet sportive ruse nuk duhet të vuajnë pasojat e luftës në Ukrainë, megjithëse FIFA dhe UEFA ishin ndër organizatat e para që reaguan pas fillimit të pushtimit rus.
Kujtojmë se UEFA i pezulloi të gjitha klubet dhe kombëtaret ruse nga garat e saj dhe duket se do të ndryshojnë mendim.
Në një intervistë për gazetën sllovene “Vecer”, ai tha se sanksionet ndaj Rusisë për agresion ndaj Ukrainës nuk duhet të vlejnë për sportistët rusë.
Ai deklaroi se sporti rus nuk duhet të vuajë pasojat për shkak të vendimeve të individëve, por se UEFA u detyrua të merrte disa vendime dhe të vendoste sanksione ndaj klubeve për paraqitjet në Evropë. Megjithatë, ky vendim është duke u rishqyrtuar.
“UEFA do të vendosë së shpejti nëse klubet ruse do të jenë në gjendje të luajnë në garat evropiane”, ka thënë Ceferin.
Në fund, ai shtoi se sportistët dhe klubet ruse vuajnë sanksione edhe pse nuk janë fajtorë për luftën në Ukrainë.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë