Manchester City mund të përjashtohet nga garat evropiane.
Në rast se vërtetohen akuzat se City financohet nga mënyra të parregullta, atëherë UEFA pritet ta dënojë ashpër klubin anglez.
Lajmin e ka konfirmuar Yves Leterme, kryetar i komitetit të kontrollit financiar në UEFA.
Në një deklaratë dhënë të përditshmes belge ‘Sport and Strategy’, Leterme ka thënë se City mund të përjashtohet nga UEFA.
“Nëse ajo që është shkruar është e vërtetë, mund të ketë një problem serioz, që mund të çojë edhe në një ndëshkim të rëndë, si për shembull, përjashtim nga garat e UEFA-s”, transmeton Telegrafi.
“Nëse vërtetohet që informacioni është i saktë, atëherë kjo bie ndesh me atë që ka deklaruar vetë klubi anglez”.
“Klubet depozitojnë pasqyrat financiare, dhe më pas jemi ne që kryejmë kontrolle rastësore në lidhje me saktësinë e këtyre deklaratave”, ka thënë kryetari i komitetit të kontrollit financiar në UEFA, Yves Leterme.
Kujtojmë që prej ardhjes së sheikëve në krye të Cityt, klubi anglez është bërë njëra nga skuadrat më të fuqishme jo vetëm në Angli por në botë nga ana financiare
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1