‘Fox Sports’ ka njoftuar sot (e martë) që nga tani është në partneritet me rrjetin social Facebook për të transmetuar drejtpërsëdrejti ndeshjet në UEFA Ligë të Kampionëve gjatë sezonit 2017-18.
Rrjeti sportiv, nën menaxhimin e ‘Twenty First Century Fox Inc’, ka thënë që disa nga ndeshjet e mëdha nga turneu gjigant në Evropë do të transmetohet ekskluzivisht në Facebook dhe ‘Fox Sports Go’, transmeton portali arbresh.info.
Kompanitë e mëdha prapa rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter kanë kthyer fokusin për të nënshkruar marrëveshje sportive për transferimin e ndeshjeve drejtpërsëdrejti pasi audienca e re gjithnjë e më shumë vazhdon të mbështetet në internet për të shikuar ngjarjet sportive duke hequr dorë nga shërbimet tradicionale kabllore.
Sipas marrëveshjes, ‘Fox Sports’ do të filloj transferimin e ndeshjeve në UEFA Ligë të Kampionëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në faqet e tyre në Facebook duke filluar nga muaji shtator./arbresh.info
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...