UEFA Liga e Kampionëve është rikthyer sonte (e martë) dhe një numër i madh ndeshjes janë zhvilluar.
Gjithçka nisi me fitoren e thellë të Barcelonës ndaj PSV-së me rezultat 4 me 0, ku superylli Lionel Messi realizoi hat-trick, shkruan portali arbresh.info.
Interi i Luciano Spallettit zuri në befasi gjigantin anglez Tottenham Hotspur pasi “Nerazzurrët” shënuan dy gola të shpejta në minutat e fundit të takimit duke mposhtur “Spursët” me rezultat 2 me 1.
Një tjetër ndeshje e madhe ishte ajo e skuadrës së Jurgen Kloppit – Liverpooli që mposhti PSG-në në fund me rezultat 3 me 2 falë golit nga Roberto Firmino në sekondat e fundit në Anfield.
Nga takimet e tjera, Napoli barazoi 0 me 0 me skuadrën serbe Red Star Belgrade, ndërsa Dortmundi mposhtu Club Bruggen me rezultat minimal 1 me 0.
Galatasaray mposhti me rezultat të thellë 3 me 0 Lokomotivon, Atletico mposhti me rezultat 2 me 1 Monacon dhe në fund Schalke barazoi 1 me 1 ndaj Portos.
Kjo ishte sigurisht një mbrëmje me plotë emocione, por Arbresh.info do ju mbajë të informuar edhe për takimet e nesërme në kohë reale./arbresh.info/

Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit