Legjenda braziliane, Ronaldo Nazario Da Lima i njohur vetëm si Ronaldo apo edhe ‘Fenemoni’ është njëri nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.
Interi kishte arritur të triumfojë ndaj Lazios në finalen e madhe të UEFA Cup apo tashmë e njohur si Liga e Evropës.
Nerazzurrët shënuan fitore më të lehtë se që është menduar, pasi mposhtën rivalët italian me rezultat të thellë 3-0.
Megjithatë, njëri nga më meritorët në këtë triumf të Interit padyshim se ishte ish-sulmuesi brazilian, Ronaldo.
Fenomeni ishte i pakapshëm për kundërshtarët duke dhuruar një paraqitje brilante në finalen e zhvilluar në Parc des Princes të Parisit në praninë e rreth 44 mijë shikuesve.
Paraqitjen e Ronaldos me një gol të bukur të shënuar duke dribluar portierin dhe driblimet ndaj shumë kundërshtarëve gjatë gjithë ndeshjes e ka kujtuar edhe faqja zyrtare e UEFA-s.
Kjo paraqitje e jashtëzakonshme e brazilian ndodhi pikërisht në këtë ditë para 22 vitesh, ndërsa më poshtë mund ta shijoni videon. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...