Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi krijimin e një gare të re.
UEFA ka marrë vendim që ta krijojë një garë të re që do të quhet Evropa Ligë 2 (UEL2).
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka konfirmuar zyrtarisht se gara e re do të startojë nga vitit 2021 deri më 2024.
“Gara e re që do të quhet përkohësisht UEL2, do të jetë si nën garë e Ligës së Evropës”, tha fillimisht kreu i UEFA-së, përcjell “lajmi.net”.
“Në këtë garë, do të marrin pjesë 32 skuadra e që do të ndahet në tetë grupe.
“Në këto grupe, do të zhvillohen 141 ndeshje për 15 javë, e ngjashme me Ligën e Evropës. Fituesi i kësaj gare do të marrë të drejtën që luajë në Evropa Ligë për stinorin e ardhshëm”, ka shtuar më tej Ceferin.
Berisha falënderon kongresmenët amerikanë për rezolutën: Kos...
Albion Rrahmani realizon gol ndaj Jablonecit
Moti gjatë javës: Ditë me diell, fundjavë me riga shiu
Gjermania fton kryesuesin e KPK-së, në agjendë sundimi i lig...
Zhegrova i pafat, Juventusi barazon me Veronan
Ilire Dauti: Shqipja këtu është në vendin e vet