Man City pa tre lojtarët kryesorë për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit

19:16 | 3 Maj 2026
D.H

Manchester City udhëton drejt Liverpoolit për t’u përballur me Evertonin, në një nga sfidat më të vështira që i ka mbetur në garën për titull në Premier League. Skuadra e Pep Guardiolës është e detyruar të marrë pikët e plota, në një moment vendimtar të sezonit.

Aktualisht, Arsenali ka një epërsi prej gjashtë pikësh, por kjo diferencë konsiderohet “fiktive”, pasi City ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Megjithatë, çdo hap i gabuar në këto përballje mund të rezultojë fatal për ambiciet e “qytetarëve” në luftën për titull.

Para këtij takimi, shqetësim për Guardiolën mbetet gjendja e tre lojtarëve kyç: Rodri, Joško Gvardiol dhe Rúben Dias. Mesfushori spanjoll ka munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të disa shqetësimeve fizike që i pësoi në përballjen ndaj Arsenalit, por nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz dhe pritet të rikthehet.

Më e paqartë mbetet situata me Gvardiolin dhe Diasin, të cilët janë rikthyer nga lëndime më të rënda. Forma e tyre fizike dhe gatishmëria për të luajtur në një ndeshje kaq të rëndësishme mbetet për t’u parë.

Manchester City hyn në këtë sfidë me vetëm një objektiv – fitoren, për të mbajtur gjallë shpresat për titull dhe për të mos i dhënë hapësirë rivalëve në krye të tabelës./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale