UEFA konfirmon që në Euro 2020 lejohen pesë zëvendësime dhe rikthehen 30 për qind të tifozëve

15:37 | 31 Mars 2021

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s ka njoftuar se në ndeshjet e Evropianit 2020 do lejohen pesë zëvendësime.

Shkaku i pandemisë së COVID-19 ka pasur disa rregulla të veçanta siç ishin zëvendësimet, por edhe ndalesa e tifozëve në stadium.

Por, UEFA gjithashtu ka njoftuar rikthimin e tifozëve, pra 30 për qind të kapacitetit të stadiumit.

Përmes një komunikate në rrjetin social, “Twitter”, UEFA ka bërë të ditura të gjitha rregullat e reja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara