Të martën, shtëpia e futbollit evropian i konfirmoi katër ligat e Ligës së Kombeve 2020/21 si dhe i ka lajmëruar disa ndryshime të fundit në formatin e kësaj gare.
Struktura e re e ligës përbëhet nga 16 skuadra në Ligat A, B dhe C, ndërsa vetëm shtatë skuadra në ligën D.
Shorti për fazën e grupeve do të mbahet më 3 mars të vitit 2020, në Amsterdam, por tashmë Kosova i di kundërshtarët potenciale të vet.
Pasi triumfoi në grupin e vet në Ligën D në sezonin inaugurues të Ligës së Kombeve, Kosova e fitoi promovimin në Ligën C për sezonin e ardhshëm, ku kundërshtare e mundshme e Kosovës është edhe Shqipëria.
Kundërshtaret e tjera të Kosovës mund të jenë: Greqia, Mali i Zi, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Bjellorusia, Qipro, Estonia, Sllovenia, Lituania, Luksemburgu, Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani ose Moldavia.
Skuadrat do të ndahen në katër grupe të përbëra nga katër skuadra. Fituesi i grupit do të promovohet në Ligën B, ndërsa dy ekipe të Ligës C do të bien në Ligën D për edicionin e tretë të garës.
Dy skuadrat që do të bien nga Liga C do të vendosen përmes play-offs me dy ndeshje, një në shtëpi e një si mysafir. Në play-offs do të marrin pjesë katër klubet e radhitura në pozitën e katërt në grupe,raporton Gazeta Express
Kalendari i Ligës së Kombeve 2020/21
Java e parë: 3–5 shtator 2020
Java e dytë: 6–8 shtator 2020
Java e tretë: 8–10 tetor 2020
Java e katërt: 11–13 tetor 2020
Java e pestë: 12–14 nëntor 2020
Java e gjashtë: 15–17 nëntor 2020
Finalet: 2–6 qershor 2021
Rizvanolli godet PDK-në: Kërkuan pako emergjente për qytetar...
Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazh...
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...