UEFA ka miratuar që dy ndeshje të top pesë ligave evropiane të luhen jashtë shteteve të tyre përkatese. Bëhet fjalë për takimin mes Milanit dhe Comos, si dhe Villarealit me Barcelonën.
Çështja ishte pezulluar në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv në Tiranë muajin e kaluar, në mënyrë që UEFA të zhvillonte konsultime të mëtejshme për këtë temë.
Milan – Como kërkonte leje për t’u luajtur jashtë Italisë, por edhe ajo mes Barcelonës dhe Villarrealit në La Liga, e planifikuar të zhvillohet në Miami, SHBA.
UEFA tani ka marrë një vendim, duke përsëritur zyrtarisht “kundërshtimin e saj të qartë ndaj zhvillimit të ndeshjeve të kampionateve kombëtare jashtë vendit të tyre,” por duke e njohur këtë rast si një “përjashtim të veçantë.”
Milan dhe Como, në bashkëpunim me Lega Serie A, kanë kërkuar që ndeshja të zhvillohet në Australi në shkurt të vitit 2026.
Arsyeja është se stadiumi “San Siro” (Giuseppe Meazza) do të jetë i zënë me ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2026.
Sa i përket ndeshjes së La Ligas, Barcelona dhe Villarreal kanë marrë gjithashtu leje për ta zhvilluar sfidën e tyre në Miami më 20 dhjetor 2025.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, tha: “Ndeshjet e kampionateve duhet të luhen në tokën vendase; çdo gjë tjetër do të zhgënjente tifozët besnikë që ndjekin ndeshjet dhe mund të sillte elementë shtrembërues në gara. Konsultimet tona konfirmuan gjerësinë e këtyre shqetësimeve. Dua të falënderoj të 55 shoqatat kombëtare për angazhimin e tyre konstruktiv dhe të përgjegjshëm në një çështje kaq delikate. Edhe pse është për të ardhur keq që duhet të lejojmë këto dy ndeshje të zhvillohen, ky vendim është përjashtim dhe nuk duhet parë si precedent. Angazhimi ynë është i qartë: të mbrojmë integritetin e ligave kombëtare dhe të sigurojmë që futbolli të mbetet i lidhur me mjedisin e tij vendas.”
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK