Skandalet e tifozëve nuk kanë të ndalur as në Ligën e Kampionëve, një i tillë ndodhi të mërkuren e 6 gushtit në Poloni, në ndeshjen Lech Poznan – Crvena Zvezda, e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues në kompeticion më prestigjioz në nivel klubesh.
Tifozët vendas polak kishin vendosur baner të mëdhenj anti-Kosovë, në këtë sfidë, duke e paraqitur vendin dardan si “pjesë të Serbisë”, shkruan Arbresh.info.

Kjo nuk i ka ikur shtëpisë më të madhe të futbollit evropian UEFA, e cila mori masa dhe dënoi ekipin polak me 10 mijë euro si pasojë e ati baneri të tifozëve.
Lidhur me këtë një ankesë në UEFA e kishte dorëzuar edhe Federata e Futbollit të Kosovës ditë më parë.
Tifozët e Lech Poznanit njihen për raporte të mira me “Delijen”, tifozët ultras të Zvezdas, ku madje edhe mbrëmë kishin udhëtuar në Beograd për të përkrahur skuadrën e tyre, në ndeshjen e kthimit. Mirëpo nuk u panë duke qëndruar së bashku.
Skuadre serbe siguroi play-offin e Ligës së Kampionëve duke i mposhtur polakët me rezultat të përgjithshëm 4-1./Arbresh.info
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona